
Drilon Hazrollaj ka vendosur të mbyllë aventurën e tij me Malishevën në Superligën e Kosovës, për të nisur një të re me Rumaninë. 21-vjeçari është bërë pjesë e ekipit të Rapidit të Bukureshtit.
Me klubin e Rapidit, Hazrollaj ka firmosur një kontratë 3-vjeçare, pra të vlefshme deri në fund të sezonit 2027/2028.
"Jam shumë i lumtur që i bashkohem Rapidit, një klub me histori mbresëlënëse dhe tifozë të jashtëzakonshëm. Do të jap gjithçka për ekipin. Mezi pres të luaj për këta tifozë fantastikë. Shpresoj t'u dhuroj tifozëve shumë momente gëzimi!", u shpreh Hazrollaj për mediat e klubit rumun.
Kujtojmë se karrierën e tij si profesionist, Hazrollaj e ka nisur po në Kosovë në ekipin e Ramiz Sadikut. Ndërkohë që në vitin 2022 u bë pjesë e Malishevës, aty ku ra në sy me performancat e tij të nivelit të lartë.
View this post on Instagram