
Ballkani vazhdon merkaton me qëllim përforcimin e ekipit para nisjes së aventurës europiane. Afrimi më i fundit i kampionëve të Kosovës, është Astrit Thaqi.
Thaqi mbyll aventurën e tij te Drita vetëm pas një sezoni, duke i rikthyer përsëri te Ballkani, nga të cilët u largua në vitin 2023. Qendërmbrojtësi 31-vjeçar shihet nga drejtuesit e klubit nga Theranda dhe Ilir Daja si i duhuri për të përforcuar repartin difensiv.
Kujtojmë që te Ballkani, Thaqi ka qenë nga viti 2021 deri në vitin 2023. Ndërsa më parë është aktivizuar edhe për ekipe si Ramiz Sadiku apo Feronikeli. Ndërsa lajmin për transferimin e tij, ka bërë të ditur vetë klubi i Ballkanit në faqen zyrtare, ku shkruan:
“Tifozë të dashur... Mbrojtësi Astrit Thaqi vjen sërish në folenë e tij Kampioni ynë tashmë është bashkuar me grupin, për t'u përgaditur bashkarisht për kampanjën evropiane. Mirë se erdhe champ!”.