Vedat Muriqi e nis më së miri sezonin e tij në La Liga. Sulmuesi dardan, titullar si gjithmonë me Mallorcan, ka shënuar golin e parë e pikërisht përballë kampionëve në fuqi të Real Madrid.
Në minutën e 53', 'Pirati' barazoi shifrat përkohësisht me lojën që po luhet ende. Një krosim nga këndorja gjen Muriqin i cili kërcen mbi të gjithë dhe gjuan fort me kokë duke tronditur kuadratin e Thibaut Courtois i cili nuk kishte ç'të bënte.
Goli i parë sezonal për Muriqin që konfirmohet si lideri absolut i Mallorcas me fanellën e të cilëve ka shënuar plot 29 gola e 9 asiste në 88 ndeshje.
Poll