Ndeshja mes Fortuna Dusseldorf dhe Holstein Kiel në Bundesliga 2, e vlefshme për javën e 29-të, nuk ka rezultuar ashtu siç pritej, si për skuadrën vendasve që u mposht në shtëpi 1-2, ashtu edhe për Florent Muslijan.
Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, i cili aktivizohet me klubin gjerman në kategorinë e dytë, pësoi një dëmtim në një moment aksioni teksa po përpiqej të frenonte kundërshtarin që po shkonte drejt portës.
Muslija rrëshqet në metrat e fundit duke i larguar topin sulmuesit të skuadrës mike, por në të njëjtën kohë ndjeu shqetësime të cilat sollën dhe zëvendësimin e tij të menjëhershëm duke dalë nga fusha në të 65-tën minutë, për t'i lënë vendin Paulinës.
Priten ekzaminimet mjekësore për të përcaktuar shkallën e dëmtimit dhe kohën që do t'i duhet 27-vjeçarit për t'u rikuperuar.
View this post on Instagram
