Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Tifozët shqiptarë bëjnë “namin”, shiten të gjitha biletat për duelin e “Play-Off” (NJOFTIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
Tifozët shqiptarë bëjnë “namin”, shiten të
"Dardanet" tifozet e Kosoves

Kosova ashtu si Shqipëria do të luajë më 26 mars një nga ndeshjet e saj më të rëndësishme. Në transfertë do të përballen me Sllovakinë për të bërë mes tyre edhe llogaritë e fitores së “Play-Of” të Kupës së Botës 2026.

Pikërisht për këtë përballje “Dardanët” kanë bërë një postim në rrjetet sociale, ku kanë njoftuar të gjithë tifozët se tashmë biletat janë “sold-out”. Janë shitur të gjitha biletat që janë përcaktuar për tifozët “Dardanë”.

Gjithashtu kanë bërë me dije se nga dita e sotme nuk do të merret më parasysh asnjë kërkesë për bileta për të parë këtë përballje, pasi nuk ka më vende të lira.

“SOLD-OUT" për sfidën ndaj Sllovakisë

Të dashur tifozë,

Nuk ka më bileta për ndeshjen ndaj Sllovakisë. Si tifogrup veçse kemi marrë listën e emrave të atyre që kanë rezervuar biletë për sfidën historike të 26 marsit nga ato sa na janë garantuar sipas rregullave për tribunat mysafire. Andaj, kërkojmë mirëkuptim për faktin se nga SOT E TUTJE nuk mund të shqyrtojmë asnjë kërkesë për biletë.

Gjithsesi, duhet thënë që abonimet vjetore vazhdojnë, andaj për të përfituar nga duelet e ardhshme të kombëtares, vijoni me regjistrimet.

Dardanët”, shkruhet në njoftim.

Tifozët shqiptarë bëjnë “namin”, shiten të
 

 

Poll

Lexo gjithashtu