Ferizaj dhe Dukagjini
Ferizaj dhe Dukagjini do të ndeshen përballë njëra-tjetrës në finalen e Kupës së Kosovës. Finalistët e këtij edicioni 2025-26 do të zbresin në fushë më 21 maj, ditë e cila do të përcaktojë se kush do të ngre lart trofeut e kampionit.
Njoftimin e ka bërë të ditur vetë klubi i Ferizajt në faqen zyrtare në Facebook, ku shkruan se ndeshja do të luhet në stadiumin "Fadil Vokrri" dhe se shumë shpejt do të dalin informacione shtesë mbi organizimin.
Kujtojmë se pak ditë më parë, Ferizaj mori vendimin për të shkarkuar trajnerin Nevil Dede, i cili mbeti jo pak i befasuar nga ky vendim i drejtuesve, por zgjodhi të mbështesë atë çfarë ka bërë me skuadrën e tij duke i uruar fitoren.
Poll
