Kanë përfunduar 3 ndeshjet e javës së 29-të në Superligën e Kosovës, aty ku janë prodhuar rezultate surprizë.
Drita ka pësuar disfatë minimale në transfertë përballë Drenicës në shifrat 0-1. Kta të fundit marrin tri pikë shumë të rëndësishme për mbijetesën, duke e çuar distancën me zonën e ftohtë në 2 pikë.
Një ndalesë e rrezikshme për miqtë të cilët edhe pse në krye me 54 pikë, nuk e ndjejnë sigurinë e nevojshme për t’u shpallur kampion.
Humbje të thellë ka marrë dhe Ballkani po në transfertë ndaj Malishevës në shifrat 2-4. Një rezultat që ndihmon vendasit të besojnë tek një zonë në kualifikueset e Conference League, ndërsa skuadra nga Suhareka merr një tjetër goditje të rëndë në garën për titull, duke mos shfrytëzuar ndalesën e rivalit të tyre të drejtpërdrejtë.
Sakaq, përballja “kokë më kokë” mes vendit të 5-të dhe të 6-të, Gjilanit dhe Dukagjini, përfunduar në favor të dukagjinasve në shifrat e ngushta 3-2.
