Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

“Privilegj që luajta për Norvegjinë, por Kosova është gjaku im”, Valon Berisha: Për këtë vend do ta lë shpirtin në fushë

Shkruar nga NEWSPORT
“Privilegj që luajta për Norvegjinë, por Kosova
Valon Berisha

Valon Berisha është një nga të paktët futbollistë që kanë lënë Kombëtare shumë të mëdha për të përfaqësuar Kosovën në momentin që u pranuan nga FIFA dhe UEFA.

Mesfushori hoqi dorë nga Norvegjia për të përfaqësuar vendin e tij, por i qëndron gjithnjë falenderues Norvegjisë. Nesër do të jetë një ditë e veçantë për këtë pasi Dardanët do të përballen në një miqësore pikërisht me nordikët në Oslo dhe emocionet prekin kulmin edhe për një 31-vjeçar si Berisha.

“Jam rritur në këtë shtet dhe si i huaj në Norvegji ka qenë privilegj që kam pasur rastin të luaj. Por, unë jam krenar që kam vendosur të përfaqësoj Kosovën. Vendin tim, gjakun tim. Dhe për këtë vend gjithmonë do ta lë shpirtin në fushë”, u shpreh Berisha para kësaj sfide.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga