
Janë mbyllur sot dy takimet e fundit të javës së 10-të të Superligës së Kosovës. Të dy sfidat u zhvilluan në të njëjtën orë që përkon të jetë ajo 13:00 e mesditës. Ndeshjet u mbyllën në një barzaim dhe me një fitore.
Suhareka, e cila po bën disa ditë që ka ndërruar trajner pa frytet e ndërimit të organikës drejtuese të shpërbleheshin. Suharekasit vinin nga një humbje në derbin e qytetit përballë Ballkanit dhe dëshironin rimëkëmbjen kundër Prishtinës. Dihet që sfida ndaj kryeqytetasve është një “malore” për këdo ekip, po ish-ekipi i Shpëtim Duros ia ka dal të harrojë disfatën kundër kampionëve në fuqi me një suksess 2-1. Suharekasit kaluan të parët në avantazh, prishtinalinjtë barazuan, por nuk e bën dot këtë gjë së dyti në minutat e fundit. Prishtina nuk e shfrytëzoj penaltinë dhe kështu nuk mori dot një pikë.
Malisheva humbi 3 pikët dhe kështu shansin për ngjitjen në tabelë në krye. Ashtu si Ballkani ata barazuan ndaj dritës, në një takim të vakët. Skuadra nga Gjilani ndryshe nga rivalët e qytetit nuk fituan dot këtë javë. Drita ngeli me 10 lojtarë e ndaj situata duhet parë nga një këndvështrim më optimist.