
Dukagjini
Dukagjini ka arritur një fitore fantastike me përmbysje 2-1 ditën e sotme ndaj Suharehës në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të Superligës së Kosovës.
Djemtë të drejtuar nga Ismet Munishi gjendeshin në disavantazh që në pjesën e parë, por dy gola në minutat 73 dhe 76 nga Merlaku i dhanë fitoren Dukagjinit duke i rritur shanset për mbijetesë.
Ekipi i Munishit gjendet aktualisht në vendin e shtatë me një pikë larg zonës së ftohtë, ndërsa Suhareka në vendin e 5-të me dy pikë më shumë se Dukagjini.
Poll