Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Nga ish-i i Dinamos te ata të Partizanit e Tiranës, rikthime me peshë te “Dardanët”! Publikohet LISTA zyrtare e Kosovës (EMRAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Nga ish-i i Dinamos te ata të Partizanit e Tiranës, rikthime me
Kosova

Kosova ka publikuar ditën e sotme listën e të grumbulluarve për duelet me Slloveninë dhe Zvicrën. “Dardanët” do të luajnë ndeshjet e fundit në këto kualifikuese dhe tashmë Franco Foda ka vendosur për futbollistët që do të ketë nën urdhrat e tij.

Në këtë listë ka rikthime të rëndësishme. Amir Rrahmani dhe Baton Zabërgja janë rikthyer me “Dardanët” dhe do të mund të kontribuojnë në sfidat e ardhshme. Të dy munguan në muajin tetor për shkak dëmtimesh.

Grumbullimi i Kosovës do të bëhet të hënën më 10 tetor, ndërsa tre ditë më vonë përballet me Slloveninë në transfertë, teksa ndaj Zvicrën më pas do të luajnë në “Fadil Vokrri”. Siç dihet aktualisht Kosova mban vendin e dytë në klasifikim në grupin B, ku pas 4 ndeshjesh kanë grumbulluar 7 pikë, 3 më pak se “helvetët” dhe 4 më shumë se sllovenët.  

Poll

Lexo gjithashtu