Ekipi i Prishtinës në zi
Klubi i Prishtinës ka dhënë lajmin e hidhur se anëtari i stafit të saj, i cili punonte si IT, Dren Ferataj ka ndërruar jetë, në moshën 25-vjeçare.
Në postimin e bërë në rrjetin zyrtar të “Facebook”, Dreni përshkruhet si një bashkëpunëtor, mik dhe mbështetës i palodhur i ekipit. Person i dashur për të gjithë lojtarët dhe stafin.
Me anë të postimit klubi i Prishtinës i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të gjithë miqve që e kanë njohur.
Poll
