Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Mungesa e madhe ndaj Qipros, trajneri i Kosovës me "dhimbje koke"

Shkruar nga NEWSPORT
Mungesa e madhe ndaj Qipros, trajneri i Kosovës me "dhimbje koke"
Kombëtarja e Kosovës

Kosova luan ndeshjen e radhës në Nations League kundër Qipros. “Dadanët” janë vendas për këtë sfidë dhe vijnë pas një euforie falë rezultatit të mirë në Lituani.

Ashtu siç është shprehur trajneri Foda, "dardanët" duan që të dalin vend të parë në grup. Për këtë ata duhet të fitojnë me se s’bën përballjen e sotme. Qipro nuk duket të jetë një kundërshtar i pathyeshëm. Ata kanë vetëm 3 pikë në grup dhe 2 humbje rënduese.

Kosova pritet të ketë me shumë mundësi të munguar Valon Berishën për arsye lëndimi. 31 vjeçari që gëzon dhe kombësinë norvegjeze aktivizohet tani në radhët e klubit austriak LASK Linz, por u bë i njohur kohën kur luante tek Salzburg. Mesfushori pritet të zëvendësohet nga elementët e rinj të përfaqësueses.

Shumica presin goleadë nga ana e Kosovës duke parë se ndodhitë e sfidës me Rumaninë me pezullimet e kryera janë harruar tashmë dhe fokusi është ndeshje pas ndeshje.Kujtojmë që përfaqësuesja "dardane" ka mundur qipriotët në takimin e parë me rezultat tenistik 0-4 dhe kjo pritet të ndodhë përsëri nëse sulmi i Kosovës do të tregohet pragmatik.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga