Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

KOSOVË/ Barazim që i mban në “tension”, nuk ka fitues mes Dukagjinit dhe Suharekës

Shkruar nga NEWSPORT
KOSOVË/ Barazim që i mban në “tension”, nuk ka fitues
Dukagjini - Suhareka

Ditën e sotme Superliga e Kosovës ka ngritur siparin për javën e 29-të të kampionatit me një përballje. Dukagjini priti në shtëpi skuadrën e Suharekës ku u ndalën në barazim me rezultatin 1-1.

Një barazim që nuk i ka bërë shumë punë skuadrave të sotme. Ekipi i Dukagjinit pozicionohet në vendin e 7-të me 3 pikë larg zonës së ftohtë, ndërsa Suhareka në vendin e nëntë me pikë të barabarta me Llapin e vendit të 8-të.

Miqtë e nisën takimin mirë duke arritur të dalin të parët në avantazh falë golit të Mevlan Zekës. Megjithatë, Dukagjini arriti të gjejë barazimin në më pak se dhjetë minuta falë Faton Nezirit.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga