
Emir Sahiti është kthyer në një “temë të nxehtë” në Kosovë. Sulmuesi nuk u grumbullua me Kosovën, teksa ditë më parë ai theksonte se ishte vetë, i cili ka refuzuar të grumbullohet.
Megjithatë, në konferencën për shtyp, trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Franco Foda ka thënë krejtësisht diçka tjetër. Tekniku gjerman ka “zbuluar” të vërtetën, ku sipas tij, Sahiti ka folur keq për lojtarët e tjerë të Kosovës.
“Emir Sahiti ka folur keq për lojtarët e tjerë, dhe kjo për mua është e papranueshme. E rëndësishme është që secili lojtar të respektojë dhe të pranojë çdo vendim të trajnerit”, tha Foda.
Kujtojmë se më 10 tetor, Kosova pret Slloveninë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Vetëm 3 ditë më vonë, do të përballen me Suedinë në një transfertë të vështirë.