
Andi Zeqiri
Një shqiptar tjetër sot në fushën e lojës për Boxing day. Futbolli nuk luhet vetëm në Angli, Andi Zeqiri zbret në fushë me Standard Liege.
Lojtari me origjinë nga Kosova që aktivizohet për një nga klubet më të titulluara të Belgjikës është titullar në sfidën e sotme ndaj Mechelen. Kjo është një ndeshje e vështirë në transfertë që merr jetë në orën 18:30.
25 vjeçari që luan për kombëtaren e Zvicrës është pika kyçe e sulmit të klubit nga Liege. Skuadra belge kërkon të shpëtojë nga zona relegation ose e zbritjes një kategori më psohtë e për këtë duhet ndihma e ish-it të Basel, ku luan bashkëkombësi Shaqiri.

Andi Zeqiri në formacion në Belgjikë
Poll