Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

“JO” më pak se 600 mijë euro, portieri i kryeqytetasve kërkohet nga Basel

Shkruar nga NEWSPORT
“JO” më pak se 600 mijë euro, portieri i kryeqytetasve
Ilustrim: Portieri, Altin Gjokaj - Logo e klubit Basel

Altin Gjokaj me shumë mundësi do të largohet nga Prishtina në fund të këtij sezoni. Sipas “Telegrafi”, interesim serioz për shërbimet e portierit të Prishtinës, ka klubi i Superligës zvicerane, Basel.

Gjigantët e Zvicrës janë të mahnitur nga performancat e 20-vjeçarit me origjinë nga Skënderaj. Ndërkohë që “drita jeshile” nuk pritet të mungojë nga vetë futbollisti, por Basel duhet të gjejë akordin me klubin e Prishtinës.

Momentalisht nga “Transfermarkt”, Gjokaj vlerësohet 200 mijë euro. Megjithatë, klubi kryeqytetas nuk dëshiron që ta lërë të lirë për më pak se 600 mijë euro, shifër që do të “mbushte arkat” e bardhebluve të Superligës së Kosovës.

Vlen të theksohet se 20-vjeçari shihet si një nga talentët më premtues në Kosovë, teksa ka 4 ndeshje edhe me përfaqësuesen U21. Transferimi i tij te Basel, do të ishte një hap i madh në karrierë dhe hera e parë që do të luante jashtë Kosovës.

Poll

Lexo gjithashtu