Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Ilir Daja "nxjerr" nga vetja Munishin, "Babën" e përjashtojnë që në ndeshjen e parë

Shkruar nga NEWSPORT
Ilir Daja "nxjerr" nga vetja Munishin, "Babën" e
Ballkani - Dukagjini

Ballkani i Ilir Dajës e ka nisur me këmbën e mbarë sezonin e ri të Superligës së Kosovës. Në javën e parë të kampionatit, kampionët në fuqi kanë mposhtur Dukagjinin me rezultatin 2-0.

Protagonist absolut në këtë ndeshje ishte mesfushori brazilian, Queven. 25-vjeçari ishte autor i të dy golave për Ballkanin. Si fillim, braziliani shënoi në minutën e 43’, ndërsa për golin e dytë mendoi në të 63-tën.

Por, Queven nuk ishte i vetmi protagonist në këtë ndeshje. Trajneri i Dukagjinit, Ismet Munishi për të cilin ishte ndeshja e parë në krye të ekipit, u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 72’.

Në krahun tjetër, Ballkani e nis mbarë sezonin për të ruajtur titullin kampion. Ilir Daja mesa duket nuk i “honeps” zërat e largimit të tij nga klubi nga Theranda dhe vazhdon të kontribuojë në maksimum.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga