
Valon Berisha gjate nje dueli me nje lojtar rumun
UEFA ditën e djeshme dha vendimin për sfidën Rumani – Kosovë. Institucioni më i lartë i futbollit vendosi për humbjen 3-0 në tavolinë të sfidës nga “Dardanët”.
Ky vendim nuk është pritur aspak mirë nga shqiptarët dhe futbollistët e Kosovës. Madje disa prej tyre kanë reaguar në rrjetet sociale.
I tillë është edhe Valon Berisha. Futbollisti “Dardan” nëpërmjet një “Insta-Storuy” ka shkruar se është gjithënë krenar prej nga vjen. Në këtë mënyrë tregon se pavarësisht humbjes së padrejtë 3-0 në tavolinë, futbollistët janë gjithmonë krenar dhe nuk lejojnë asnjë të ofendojë popullin e tyre.
“Jeni krenar për atë qe jeni dhe nga vini”, shkruhet në postim, ndërsa e shoqëson me disa flamuj të Kosovës.

Poll