Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Evitohen përballjet me Bosnien dhe Serbinë, Kosova njeh vazon e shortit të Botërorit 2026

Shkruar nga NEWSPORT
Evitohen përballjet me Bosnien dhe Serbinë, Kosova njeh vazon e
Kosova

Kosova është në pritje të një tjetër ngjarje të rëndësishme në futbollin ndërkombëtar, tërheqjes së shortit për kualifikimet e Kupës së Botës.

Ky turne, për herë të parë do të përfshijë 48 ekipe e ku për Evropën është rritur numri nga 13 në 16 ekipe pjesëmarrëse.

Në shortin që do të mbahet më 13 dhjetor 2024 në Zyrih, Kosova do të jetë pjesë e vazos së katërt.

Në këtë vazo janë edhe shtete si Bullgaria, Luksemburgu, Bjellorusia, Armenia, Kazakistani, Azerbejxhani, Estonia, Qipro, Ishujt Faroe, Letonia dhe Lituania, që do të thotë që 'Dardanët' nuk mund të përballen me këto ekipe.

Po ashtu, shorti do të evitojë edhe përballjet e Kosovës me Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën.

Kualifikimet për Botërorin 2026 do të fillojnë në vitin 2025, me 12 grupe ku gjashtë të parat do të kenë nga 4 ekipe dhe 6 grupet e tjera nga 5 ekipe. Fituesit e grupeve do të sigurojnë një biletë direkte për në Botëror, ndërsa vendet e dyta dhe disa ekipe të tjera nga Nations League do të kenë mundësinë të garojnë në fazën /Play-off' për të arritur në fazën finale të turne​ut.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga