
Ditën e nesërme, trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Franco Foda do të bëjë publike listën e lojtarëve të grumbulluar për miqësoren që dardanët do të luajnë përballë Norvegjisë.
Në listë pritet të ketë shumë lojtarë nga Superliga e Kosovës, por surpriza vjen nga Superiorja e Shqipërisë. Raportohet se Mustafë Abdullahu është ftuar nga trajneri për t’u bërë pjesë e ekipit A të Kosovës për këtë ndeshje miqësore.
Një ftesë surprizë për Abdullahut, duke marrë parasysh që 20-vjeçari është në rolin e portierit të 3-të të Tiranës, pas Selmanit dhe Kozit.
Por mesa duket ajo ç’ka i ka bërë Fodan ta marrë në përfaqësuesen A, është paraqitja që Abdullahu ka bër me Kosovën U21. Në ndeshjen e fundit, dardanën e 21-vjeçarëve barazuan 0-0 përballë Gjermanisë, me gardianin e Tiranës që ishte protagonist absolut.
