Albion Rrahmani e ka pothuajse të sigurt largimin nga Sparta e Pragës në merkaton e verës. Sulmuesi 25-vjeçar është kthyer në një të lakmuar për disa klube evropiane, por 2 janë në “pole position”.
Olympique Lyon ka muaj që i është vënë pas shqiptarit, duke ofruar edhe 6 milionë euro për kartonin e tij. Megjithatë, ditët e fundit ka filluar të lëvizë West Ham, me klubin e Premier League që mund të plotësojë dëshirat financiare të sulmuesit.
Vera do të jetë vendimtare për të ardhmen e Rrahmanit, i cili duhet të vendosë mes Francës apo Anglisë, dy pistat e deritanishme.
Kujtojmë e në të shkuarën ai ka luajtur nën urdhrat e Ilir Dajës, kur të dy ishin pjesë e Ballkanit. Ilir Daja shpalli Ballkanin kampion në dy sezone radhazi, 21/22 dhe 22/23, duke pasur në ekip edhe Albion Rrahmanin.
