
Drita
Kanë përfunduar dhe dy takime të javës së 21-të të Superligës së Kosovës. Drita ka marrë një fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Suharekës me rezultatin bindës 2-0.
Ky triumf e mban skuadrën nga Gjilani në vendin e parë të renditjes me 47 pikë, dhjetë më shumë se Ballkani i një vendi më poshtë. Ndërsa Suhareka në vendin e 6-të.
Nuk ka fitues në përballjen mes Llapit dhe Malishevës që ka përfunduar në barazim pa gola. Këta të fundit mbeten në vendin e tretë të klasifikimit, ndërsa Llapi në vendin e parafundit.
Poll