
Malisheva
Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme të vlefshme për javën e 22-të të Superligës së Kosovës. Drita marshon drejt titullit kampion duke arritur sot një fitore ndaj Ferizajt.
Kryesuesit e kampionatit arritën të merrnin një fitore me rezultatin e pastër 2-0 duke e çuar diferencën me Ballkanin ndjekës 13 pikë.
Këta të fundit u mposhtën sot nga Malisheva në transfertë me shifrat 3-1. Tashmë Malisheva e ka barazuar me pikë ekipin e drejtuar nga Orges Shehi me 37 të tillë, por në vendin e tretë, pasi të dytin e zë Ballkani.
Poll