Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

“Do doja të luaja për Shqipërinë”, Edon Zhegrova: Broja është lojtari më i mirë, do ishim një dyshe e fortë

Shkruar nga NEWSPORT
“Do doja të luaja për Shqipërinë”, Edon
Edon Zhegrova - Armando Broja

Edon Zhegrova e ka mbyllur vitin 2024 me Lillen në mënyrën më të mirë të mundshme. Lojtari i “Dardanëve” ka bërë paraqitje fantastike me francezët, ku është zgjedhur edhe në formacionin më të mirë të këtij viti.

25-vjeçari ka dhënë së fundmi një intervistë për “Max Sport” në “Euronews”, ku ka folur edhe për Kombëtaren shqiptare. Zhegrova nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për të përfaqësuar kuqezinjtë dhe për diçka të tillë ka folur hapur.

Madje ka theksuar se me Amrnado Brojën në repartin e sulmit do të ishin bërë një dyshe shumë e fortë.

“Nuk e kisha pas problem edhe me lujtë në kombëtaren e Shqipërisë. Me pas mundësi do të luaja për dyjat, ndonjëherë për Shqipërinë, ndonjëherë për Kosovën.

Ka shumë lojtarë të mirë Shqipëria, sidomos pjesa e sulmit, Broja është lojtari më i mirë që ka Shqipëria. Me të do ishim një dyshe e fortë”, ka deklaruar Zhegrova.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga