Kosova do të presë ditën e sotme Zvicrën dhe mes tyre do të bëjnë llogaritë e ndeshjes së fundit kualifikuese. Duel ky që do të luhet në orën 20:45 në “Fadil Vokrri”
Siç dihet “Dardanët” knë siguruar për ehrë të parë në histori kualifikimin për në fazën “Play-Off” të Kupës së Botës, teksa “helvetët” janë vetëm 1 barazim larg arritjes direkt në Botëror.
Aktualisht 2 ekipet i ndajnë vetëm 3 pikë, por që Kosova të kualifikohet direkt në Kupën e Botës do t’i duhet një fitore me 6 gola diferencë, diçka e tillë duket paska e pamundur.
Gjithsesi kur jemi disa orë para kësaj përballjeje, UEFA ka zbulur edhe listën e Kosovës për duelin me Zvicrën. Kështu Frando Foda ka vendosur të çojë në tribunë Leon Avdullahun, Albian Hajdarin, Korenican, Faton Malokun dhe Leard Sadriun.
Dy të parët për shkak kartonësh, pasi Foda nuk ka dashur të rrezikojë me aktivizimin e tyre, pasi dëshiron t’i ketë të gatshëm për duelin e “Play-Off”.
Siç dihet Avdullahu dhe Hajdari vetëm pak muaj më parë janë bërë pjesë e Kosovës, teks vendosën të “braktisin” Zvicrën për “Dardanët”. Menjëherë te këto të fundit janë kthyer në element kyç, duke fituar besimin e stafit dhe Federatës.
