
Drita - Prishtina
Prishtina ka fituar përballë Dritës në transfertë, ndeshje e vlefshme për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës. Sfida e parë përfundoi me rezultatin 0-0, teksa e sotmja u vendos pas 120 minutash lojë.
Gjithçka u vendos në në minutën e 111-të të sfidës nga një autogol. Albert Dabiqaj shënoi në portën e tij, duke i dhënë kështu avantazhin Prishtinës, me kryeqytetasit që do ta mbanin rezultatin 0-1 deri në fund të sfidës.
Kjo fitore e dërgon Prishtinën në finalen e Kupës, aty ku e pret Ballkani i Ilir Dajës, i cili eliminoi Suharekën.