Lorik Boshnjaku do të jetë lojtari më i ri i Suharekës në Kosovës. Titullari i Vllaznisë në sezonin e fundit do të marrë një pagë vjetore prej 100 mijë eurosh, teksa kontratën do e firmosë të vlefshme për 2 vite.
Klubi i sapongjitur në Superligën e Kosovës ia doli të fitojë shërbimet e mesfushorit, pasi plotësoi kërkesat e tij. Kujtojmë se te Suhareka do të ketë si trajner Shpëtim Duron.
Duro pati aventurën e fundit me Strugën në Maqedoninë e Veriut. Tashmë është i fokusuar me klubin suharekas që sheh si objektiv Europën në vitin e parë mes më të mirëve.
Poll