Kosova ka refuzuar të luaj ndeshje miqësore kundër Marokut më 31 gusht. Nesër është planifikuar që afrikano-veriorët të përballen me Kombëtaren Shqiptare në stadiumin “Loro Boriçi”, por sipas kreut të FFK-së, Fadil Vokrri kjo ndeshje ishte parashikuar më parë për Kosovën.
Sipas Vokrrit, trajneri Albert Bunjaki nuk ka preferuar të hedh lojtarët në fushë gjashtë ditë përpara ndeshjes me Finalandën, e cila do të jetë e para për Përfaqësuesen e Kosovës në eleminatoret e një kampionati botëror.
“Kemi pasur rast të luajmë ndeshje miqësore kundër Marokut, por nuk kemi pranuar. Ka qenë oferta përpara Shqipërisë, por stafi teknik ka vlerësuar që nuk është mirë të luajmë 6-7 ditë para ndeshjes kualifikuese kundër Finlandës”, ka thënë Vokrri. Shqipëri-Marok do të luhet nesër në Shkodër në orën 20:30 dhe në “Loro Boriçi” pritet një prezencë e madhe e tifozerisë shqiptare.