Arbër Hoxha ka folur si sulmuesi më i ri i Dinamos së Zagrebit. Për mediet kroate, ai ka prekur dhe çështjen e Shqipërisë apo Kosovës, ku pritet të japë kontribut në të ardhmen. 25-vjeçari duket i vendosur që të veshë fanellën e Kombëtares së Shqipërisë, ndërsa ëndrra mbetet Europiani në Gjermani.
“Kosova nuk më ka ftuar asnjëherë. Shqipëria më ka thirrur dhe më ka dhënë pasaportën. Besoj se së shpejti do të luaj për Shqipërinë. Shpresoj se do të shkoj në Evropian dhe do të luaj ndaj Kroacisë”, u shpreh sulmuesi shqiptar.
Sylvinho ka mjaft alternativa në sulm. Tashmë është detyra e tij dhe stafit teknik të përzgjedhë më të mirët, siç dhe ka bërë deri më sot.
Poll