
Gjyqtari Kridens Meta në sfidën mes Kukësit dhe Teutës këtë fundjavë dha një penallti, e cila vetëm e tillë nuk mund të quhej. Megjithatë, ai akordoi 11-metërshin, i cili zhbllokoi rezultatin dhe më pas verilindorët morën fitoren që vlen tri pikë.
Teuta nuk i kurseu ankesat dhe akuzat ndaj kryesorit Kridens Meta, i cili tashmë ka marrë ndëshkimin nga instancat përkatëse të gjykimit. Burime për "newsport.al" bëjnë me dije se duke u nisur nga kjo javë, Kridens Meta nuk do të gjykojë për pesë javë radhazi. Rikthimi i tij në fushë do të jetë në muajin nëntor po të llogarisim javët e kampionatit dhe ndërprerjet që do të ketë për ndeshjet e kombëtares.
Poll