Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Modeli nga Ballkani, shqiptarët gati ta kopjojnë

Shkruar nga NEWSPORT
Modeli nga Ballkani, shqiptarët gati ta kopjojnë

Klubet ballkanike kanë histori të vjetër në larjen e borxheve ndaj skuadrave, lojtarëve apo trajnerëve që kanë pasur marrëdhënie. Për shqiptarët, historia nis me RNK Split që nga sezoni i shkuar. Është Sokol Cikalleshi, lojtari që nuk është paguar me 6 rroga, ndërsa vijoi me Amir Rrahmanin që u shit këtë verë te Dinamo Zagreb.

Situata vijoi edhe me Elis Bakajn, i cili është në pritje të skuadrës për t'i bërë pagesën për pesë rrogat e pashlyera, ndërsa çështja pritet që të shkojë në FIFA për të marrë zgjidhje. Ndërkohë që nuk mbetet pas as klubi i Partizanit, i cili pret që të shpërblehet me 60 mijë euro për transaksionin e Amir Rrahmanit në verën e vitit 2015.

Ky "virus" tashmë është përhapur edhe në Shqipëri, ku do të gjejë vendin në Vlorë. Madje, ka nisur që të hedhë rrënjët e para. Situata është shfaqur kohë më parë, por vetëm para pesë ditësh Komisioni i Disiplinës Sportive i hoqi pesë pikë dhe i la afat deri më 22 nëntor për të bërë pagesat ndaj katër futbollistëve dhe një trajneri. Për të mos i shtuar dhe pagesat e këtij sezoni, ku lojtarët janë ende të papaguar.

Por, çfarë ndodh në këto raste. RNK Split pritet që të shpallë falimentin dhe të zbresë disa kategori më poshtë, ndërsa i zerohen të gjitha detyrimet që ka ndaj palëve që i është borxhli. Të njëjtën situatë duket se po kopjon dhe Flamurtari, të cilët kanë detyrime kolosale ndaj lojtarëve, trajnerëve dhe palëve të treta, të cilat duhet t'i shlyejnë në kohë. Por, tashmë po troket në derë vendimi final, i cili duket se do të lehtësojë vlonjatët nga detyrimet, por do t'i zbresë shumë poshtë. Pra, do të jetë klubi i parë shqiptar që bëhet shembull.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga