Pak minuta përpara se ora të shënonte 16:00, punonjësit e “Stade de France” në Paris kanë evakuuar dhomën që përdoret për konferencë shtypi. Gazetarët të cilët ishin në pritje të fillimit të ndeshjes Francë – Rumani, u është dashur të dalin nga këto dhoma, pasi është ushtruar një kontroll i rreptë nga forcat e policisë, të cilat ishin pajisur me detector metalik. Ata kanë bonifikuar të gjithë zonën ngjitur me tribunën qëndrore. Gazetarëve iu është dashur që të kthehen në këtë zonë vetëm pas 10 minutash.