
I ftuar mbrëmjen e djeshme në “Allez Show”, Andi Lila ka zbuluar detaje rreth të ardhmes së tij, kontratës që i është ofruar dhe kampionatit se ku do të luajë. Lila është polivalent, pra luan në disa pozicione të fushës, duke qenë edhe i preferuari i trajnerëve, ndërsa në Janinë ka mbyllur sezonin e 4-t, ku është adaptuar edhe me qytetin dhe tifozët.
Ndërsa për publikun mbrëmë ai pohoi se Pas Janina i ka ofruar kontratën e re, e cila është 3-vjeçare, por që presidenti i klubit grek i ka lënë në dorë Lilës kohën se kur do ta firmosë. Dëshira e lojtarit është që të luajë në një kampionat më të madh, siç është Serie A, por nëse nuk do të ketë kontakte deri në përfundim të merkatos, ai do të pranojë ofertën e Janinës.