Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Konfirmoi Abilaliajn në stol, Gaz Demi: Orges Shehi? Ma kanë propozuar, por kemi bërë zgjedhjen e duhur

Shkruar nga NEWSPORT
Konfirmoi Abilaliajn në stol, Gaz Demi: Orges Shehi? Ma kanë

Ditën e sotme në krye të stolit të Partizanit është konfirmuar Arbër Abilaliaj. Ky i fundit do të mbajë dy pozicione te demat. Përveç se do bëjë rolin e drejtorit sportiv do të jetë edhe trajneri i parë i skuadrës.

Ish-lojtari i njohur u prezantua nga Gaz Demi, me këtë të fundit që zbuloi edhe zërat për Orges Shehin. Kreu i kryeqytetasve theksoi se i janë propozuar disa emra, por në fund beson se është bërë zgjedhja e duhur.

“Ka një javë që ka qenë ky moment, por Arbëri ka qenë i zënë me disa lojtarë. Nuk mund të them që ja mbusha mendjen, por me diskutimet që kemi bërë, me kohezion pozitiv, arritëm në përfundimin që t’i mbyllnim njëherë e mirë të gjitha fjalët. Arbëri mendoj se e ka pranuar me kënaqësi. Është një punë që do e vështirësojë. E ka marrë përsipër që t’i heqë disa orë familjes e të merret ca më shumë me Partizanin. Koha do ta tregojë si do shkojë.

Shehi? Stafi dhe Arbëri janë marrë me disa trajnerë, që më kanë sjellë dhe propozime. Ka pasur edhe personalitet që na kanë ardhur në Tiranë. Ne menduam gjithmonë,  që t’i shohim gjërat me qetësi dhe arritëm te ky përfundim. Trajneri ta vazhdojë punën meqë e ka nisur projektin që në fillim. Nuk ka qenë vërtet trajneri i parë, por ka qenë drejtori sportiv. Ka qenë gjithmonë me ekipin dhe ramë dakord që kjo punë të vazhdojë. Pastaj me emra të përveçëm unë di çfarë më ka thënë Arbëri që është në diskutime, por këto janë të gjitha biseda që janë bërë. Përfundimi është ky që Arbëri është trajneri i Partizanit, ai do përgjigjet dhe si trajner dhe si drejtor sportiv”, ka përfunduar Demi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga