Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Komplimentoj djemtë, Bylis është skuadër e fortë”, Nevil Dede: Titulli kampion? Jam i bindur se ku do të dalim në fund

Shkruar nga NEWSPORT
“Komplimentoj djemtë, Bylis është skuadër e

Elbasani nuk ia doli të mundë Bylisin në ‘Adush Muça’ me ndeshjen që u mbyll pa gola. Verdheblutë mbeten në vendin e dytë -2 nga ballshiotët të cilët nuk i kanë mposhtur ende këtë sezon. Trajneri Nevil Dede foli për MCN TV në përfundim të sfidës.

“Duhet të komplimentoj djemtë, kundërshtari na solli 2-3 vështirësi me topa të gjatë, Vetëm kaq, ne duhet të realizonim. Shpërdoruam, si rrallë herë nuk shënojmë këtë sezon.

Presion te lojtarët? Kishte pak nxitim, mirëpo e kontrolluam mirë lojën. Shpërdoruam shumë raste dhe gabime me portën bosh. Qershia mbi tortë do të ishte fitorja. Ballshi është skuadër e fortë dhe jo më kot është 2 pikë para nesh.

Në nuk do të ndalojmë kam bindje që gabimet e 2 fazave të para nuk do t’i bëjmë më. Duhet të ecim me këtë ritëm. Vjen çdo gjë graduale dhe kemi shanset tona. Jam i bindur se ku do të dalim në fund. Titulli patjetër objektiv pavarësisht se mund të jemi afër rikthimit në Superiore. Sot Bylisi realisht luante vetëm për barazimin”, tha Dede.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga