Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Komisioni i Disiplinës me dorë të hekurt, pezullohet me 8 ndeshje Presidenti i Superligës (VENDIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
Komisioni i Disiplinës me dorë të hekurt, pezullohet me 8 ndeshje

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka dënuar me 8 ndeshje pezullim Pashk Laskën, presidentin e Laçit për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes. Në vendimin e publikuar nga FSHF, bie në sy se në zbatim të këij vendimi, Laskës i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin rreth fushës.

Vendimi i FSHF:

1. Zyrtari i KF Laçi, Pashk Laska, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a. të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 19 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja dhe qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.
2. Në zbatim të nenit 32 të KDS, pezullimin e pjesshëm te ekzekutimit të dënimit duke shlyer detyrimisht gjysmën e duke vendosur zyrtarin ne provë për një periudhë 6 (gjashtë) mujore.
3. Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga