
Islanda do të përballet me Anglinë për ndeshjen e fazës së 1/8-ave, por asaj do t’i mungojë një personazh që bëri bujë gjatë ditëve të fundit. Bëhet fjalë për komentatorin Benediktsson. Ky i fundit festoi çmendurisht golin e Arnor Traustason, i cili shënoi në minutën e 94-t, duke e ngjitur ekipin e tij në vendin e dytë në grup dhe e kualifikoi në 1/8-at.
Festa e çmendur e komentatorit bëri xhiron e botës dhe u bë virale, por që kjo gjë i ka shkaktuar personit në fjalë jo pak probleme.
Ai është pushuar nga puna si komentator, ndërsa ishte dhe i punësuar pranë klubit KR Reykjavik. Edhe në klub ai nuk është pranuar, pasi akuzohet për performancë të dobët. Kështu, Benediktsson tashmë është një islandez i papunë...
[video width="320" height="180" mp4="http://newsport.al/wp-content/uploads/2016/06/video-1466675690.mp4"][/video]