Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

KOMENT/ Miliona borxhe dhe sanksione nga UEFA, pse nuk i falimentoni klubet?!

Shkruar nga NEWSPORT
KOMENT/ Miliona borxhe dhe sanksione nga UEFA, pse nuk i falimentoni klubet?!

Miliona borxhe dhe sanksione nga UEFA, pse nuk i falimentoni klubet?!
Tre janë klubet më të mëdha sot në Shqipëri. Skënderbeu, Flamurtari dhe Luftëtari, numërojnë një listë të gjatë borxhesh financiare dhe problematikash që penalizojnë të tashmen dhe të ardhmen e afert.

Në Europë, falimenti dhe rinisja e prej vitit zero është një skemë e përdorur në Itali, Turqi, Kroaci, Bullgari dhe vende të tjera me klube të titulluara. Kjo skemë ka shpëtuar të ardhmen duke zeruar të shkuarën e dëmshme financiare.

Skënderbeu vuan një gjobë 1 milionë euroshe nga UEFA, disa gjyqe të humbura me fatura për t'u paguar dhe çfarë është më e rëndësishmja, ka ende dënimin për të mos luajtur në Europë për 10 vite kur do të sigurohet një biletë në Champions apo Europa League. Gati një dënim i përjetshëm.

Flamurtari ka merkaton e bllokuar. Nuk regjistron dot futbollistë për shkak të gjyqve të humbura, borxheve të panumërta ndër vite. Klubi vijon të ketë një luftë të pazgjidhur me të shkuarën dhe bashkia nuk merr përsipër asgjë përballë administratorit Sinan Idrizi që premton zgjidhje për një situatë të pazgjidhshme.

Luftëtari praktikisht e ka falimentuar klubin, me skuadrën që është shkrirë, stafin e shpërndaë, listën e gjatë të borxheve me lojtarë e trajnerë shqiptarë e të huaj nga shumë vende të botës. Merkato e bllokuar ishte "sekuestro" e UEFA-s për të nisur fillimin e fundit për futbollin në Gjirokastër.

FSHF-ja, çuditshëm nuk ndërhyn për t'i dhënë zgjidhje. I licencon të tre skuadrat të marrin pjesë në Superiore dhe në Kategorinë e Parë, e i jep të drejtën për të vijuar punën. Skënderbeu vijon për moral të mos shkrijë futbollin e Korçës, por fundi i emrit të këtij klubi, do të jetë i afërt. 1 milionë euro duhen paguar dhe nëse jo, do të nisin penalitetet që do të përcaktojnë komisionet disiplinore. Flamurtari dhe Luftëtari gjithashtu e kanë të shkurtër rrugëtimin para falimentit me problemet nga e shkuara në prag.

Nëse në Europë e kanë bërë, kanë falimentuar për të rinisur nga e para klubet pa borxhe, pa dënimi sportiv, me licencë dhe merkato të zhbllokuar. Tani është momenti për të mos humbur kohë. Duke humbur dy apo tre vite, këto qytete dhe klube që kanë shkruar pjesë të rëndësishme të futbollit shqiptar, do të rikthehen më të shëndetshme e me eksperiencën e duhur për të mos gabuar më. Nëse FSHF-ja nuk di të imponohet, apo prej vullnetit politik për të mos falimentuar futbollin në tre qytete të rëndësishme, dikush me autoritet përgjegjës duhet ta bëjë. /Newsport.al/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga