Monday, December 11, 2023
  • Login
  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
No Result
View All Result
Newsport.al
  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
No Result
View All Result
Newsport.al
No Result
View All Result
Home SPORTMIX BASKETBALL

KOMENT/ Jurgen mbaje kokën lart! Rrugën e suksesit e ke në ndërtim, prite shiritin e inaugurimit…

25.11
in BASKETBALL, KRYESORE, OPINION, SPORTMIX
Reading Time: 5 mins read
0 0
A A
0
Share on FacebookShare on Twitter

Është rritur dhe edukuar mes kryeqytetit. Mes pasionit për sportin, ai asesi s’mund të linte pas dore edhe shkollën. Jurgen Muho, i biri i dy prindërve të mrekullueshëm, Spartakut dhe Violetës, si pak të tjerë, arriti t’i bënte më së miri të dyja. I pakalueshëm në parket, i paarritshëm në bangat e shkollës. E kisha ngjitur në moshën më të bukur të një njeriu, atëherë kur kujton se je çdo gjë pa qenë asgjë. Të dy në bangë të parë, mendonim se kishim gjithëpushtetshmërinë mendore. Aty pranë zyshës tentonim herë pas here të shndërroheshim në të preferuarit e saj, për t’iu shmangur sadopak minuta “lapsit” se kush e ka radhën e ndëshkimit.

Megjithatë për Jurgenin kjo s’ishte aspak problem. Ishte kurdoherë i gatshëm për të folur. Madje edhe atëherë kur asnjë s’kishte nevojë për përgjigje, mendimi i tij do të ishte prezent. Nuk pushonte kurrë së foluri, ndaj dashur pa dashur mori nofkën “Llapa”. Tip mjaft social, shumë i dashur me të gjithë, Jurgeni asnjëherë nuk dinte të nxiste debate me shokët apo shoqet e tij.

Në orën e fiskulturës mbërrinte i pari në fushë. Kishte nga ata që përtonin të zbrisnin deri poshtë e jo më të kishin marrë dhe uniformën. Por, për Muhon qëndronte ndryshe. Me uniformën e basketbollit, ishte gjithmonë duke provuar gjuajtje të lira. Profesori i njohur i basketit, Erdal Borova ishte dhe edukuesi ynë në orën e fiskulturës, në shkollën “Sami Frashëri”. Dëshirën dhe dashurinë e Jurgenit për këtë sport, Borova e mbështeti duke dhënë gjithmonë udhëzimet e tij.

Një djalosh mjaft energjik, Jurgen Muho bëri gjithçka për të krenuar prindërit e tij. Gjente gjithmonë një zgjidhje për gjithçka, madje dhe atëherë kur të gjithëve na dukej çdo problem si një labirint i vërtetë. Edhe atëherë kur zysh Fatmira e matematikës tentonte ta kapte “mat”, shkathtësia e Jurgenit parakalonte moshën që mbante mbi supe mësuesja jonë. “Trëndelinë dhe këngë”, “Si sytë e tu” apo dhe shumë shprehje të tjera të zyshës s’e trembnin apo s’e sfumonin dëshirën e tij për të parë gjithmonë përpara.

Gjithçka kalonte shumë shpejt, por falë Zotit koha në atë moshë nuk ishte asnjëherë si ajo ena që peshon më shumë kur është bosh. Ishte momenti kur nuk mendonim kurrë për të ardhmen, sepse e dinim që ajo ishte aty… Na priste pas dere… Erdhi kaq shpejt sa që të gjitha mbetën në kuadrin e kujtimeve. Jurgeni studioi dhe u diplomua për Teknologji Informacioni, unë për drejtësi. Krahas dijes, arriti të ngjiste shkallët në sportin e basketbollit. Fillimisht si lojtar e më pas si gjyqtar i këtij sporti mjaft të bukur por me shumë halle në Shqipërinë e varfër.

Puna e tij u shpërblye. Para disa muajsh u “gradua” si gjyqtar ndërkombëtar që do të arbitronte ndeshje të arenës europiane. Dhe si i tillë u caktua si një nga gjyqtarët e sfidës më të rëndësishme të kampionatit shqiptar. Mbrëmja e 23 nëntorit e gjeti Muhon në pallatin e sportit “Ramazan Njala”, Teuta priste Tiranën. Dueli sportiv ishte i pranishëm dhe në një ndeshje ku luftohet vetëm për fitore, sigurisht që do të kishte edhe kontestime për gjykimin.

Por, gjithçka u shndërrua në një moment të trishtë, jo vetëm për Jurgenin dhe të gjithë ne që e rrethojmë, por edhe për sportin shqiptar. Një nga lojtarët e Tiranës, e sulmoi duke e goditur në mes të parketit. Ashtu siç bënte edhe në fëmijërinë e tij, përgjigja e 26-vjeçarit ishte heshtja. Nuk preferoi t’i kthehej me të njëjtën “gjuhë” sepse gjithmonë arma e tij kishte qenë fjala. Një moment i turpshëm për shtatlartin e Tiranës, i cili tashmë s’mund ta kthejë më kohën pas.

Bruno Daliu duhet të jetë penduar. Ashtu si të tjerët, edhe ai e njeh Jurgenin dhe e di fare mirë se ç’lloj djali është. Grushtet e tij nuk ishin për Muhon si individ, por për “xhaketën” që mban veshur. Për institucionin që drejton këtë sport në vendin tonë, ku kujtohet të reagojë vetëm në periudha fushatash. Për këtë Federatë të Basketbollit që në plan të parë asnjëherë s’ka pasur koshin dhe parketin. Megjithatë qëllimi i Deliut s’e justifikon kurrsesi mjetin e përdorur nga ai.

Të gjithë jemi kundër dhunës. Nëse duket se bën fillimisht bën mirë, e mira është e përkohshme. Por e keqja që bën është e përhershme. Siç ka thënë dhe i madhi Martin Camaj: “Dhuna s’asht trimni, por shej ligshtie”. Grushtat e basketbollistit bardheblu ishin një njollë e vogël që i shtohen të keqes së madhe me të cilën është mbështjellë ky sport në vendin tonë. Zero investime, skuadra që largohen, braktisin kampionatin. Ekipe që mundohen të ruajnë stemën dhe emrin me lekët që fitojnë nga punët individuale. Për t’u kthyer sërish te Muho që në Ankara do të gjykojë ndeshjen e tij të parë si arbitër ndërkombëtar.

Jurgen, ti e di fare mirë që përdorimi i dhunës për çdo problem është një zgjidhje e varfër, të cilën zakonisht e përdorin fëmijët e vegjël dhe kombet e mëdha. Ti gjithmonë je rritur me këtë parim. Ti heshte përballë grushtave, jo sepse nuk dije t’i përgjigjesh me të njëjtën “monedhë”, por sepse e di fare mirë që dhuna është streha e fundit e dështakëve. E ti s’e përfaqëson një të tillë. Ajo që të ndodhi në mbrëmjen e së shtunës, nuk të ka stepur. Përkundrazi është një impuls i ri për karrierën tënde të gjatë. Kokën s’ke ditur ta ulësh kurrë, ndaj dhe në këtë moment ti je gati të qeshësh sërish, qoftë edhe me “batutat therëse” të zyshë Fatmirës…

Në një botë ku vazhdimisht përpiqen të të kthejnë në një tjetër, të jesh vetvetja është suksesi më i madh. E ti e ke arritur këtë. Ki parasysh gjithmonë që suksesi nuk kërkon sqarime, as dështimi s’pranon alibi. Rrugën e suksesit e ke ende në ndërtim. Ne po presim… Të gjithë! Që të presësh shiritin e inaugurimit të tij… /Retin TOKA/

Previous Post

Fjalim para skuadrës, JUL AHMATAJ zbret në fushë dhe nis menjëherë punën

Next Post

FORMACIONET/ U shty për shkak të reshjeve të shiut, zbulohen rreshtimet e sfidës Lecce-Cagliari

Të Lidhura

Egnatia
KRYESORE

Egnatia e “mallkuar” ndaj Teutës, vetëm 1 fitore në përballjet direkte (STATISTIKAT)

11.12
Ultrasit e Vores
KATEGORIA I

“Destinacioni i vetëm është stadiumi”, Vora thirrje tifozëve për mbështetje: Të gjithë bashkë ia dalim

11.12
Tirana
KRYESORE

Klasikja e Shqipërisë, një “armë” plus për Ahmatajn në duelin me Vllazninë

11.12
Tirana
KRYESORE

Mbrojtja e lë në “baltë”, Tirana për rekord këtë sezon

11.12
Kategoria e Pare
KATEGORIA I

Duele pretendentësh në Kategorinë e Parë, 4 skuadra luftojnë “dhëmb për dhëmb” për 3 pikët

11.12
Abissnet Superiore
KRYESORE

Dy supersfida “mbërthejnë” tifozët, luhet në Tiranë dhe Durrës

11.12
VIDEO/ Episodi që ‘tërboi’ një Shijak të tërë, momenti i pretendimit për penallti nga Erzeni
KRYESORE

VIDEO/ Episodi që ‘tërboi’ një Shijak të tërë, momenti i pretendimit për penallti nga Erzeni

10.12
Briken Calja
PESHËNGRITJE

Sukses për peshëngritjen shqiptare, Briken Calja fiton medalje në Grand Prix II 2023

10.12
Load More
Next Post
FORMACIONET/ U shty për shkak të reshjeve të shiut, zbulohen rreshtimet e sfidës Lecce-Cagliari

FORMACIONET/ U shty për shkak të reshjeve të shiut, zbulohen rreshtimet e sfidës Lecce-Cagliari

Shkarko Aplikacionin

Shkarko Aplikacionin













Të Fundit

Egnatia

Egnatia e “mallkuar” ndaj Teutës, vetëm 1 fitore në përballjet direkte (STATISTIKAT)

11.12
Ultrasit e Vores

“Destinacioni i vetëm është stadiumi”, Vora thirrje tifozëve për mbështetje: Të gjithë bashkë ia dalim

11.12
Paulo Dybala

Dybala i pafat, kampioni i botës dëmtohet sërish

11.12
Armando Sadiku

FOTO/ Shënoi dopietë në Indi, Armando Sadiku mes më të mirëve

11.12
Kombetarja shqiptare

Paraqitjet e legjionarëve/ Daku gol vendimtar, shënojnë edhe Shpendi e Civeja nga Kombëtarja U-21

11.12
Tirana

Klasikja e Shqipërisë, një “armë” plus për Ahmatajn në duelin me Vllazninë

11.12
Tuchel - Araujo

Ke telefonuar Araujon? Tuchel jep përgjigjen epike

11.12
Tirana

Mbrojtja e lë në “baltë”, Tirana për rekord këtë sezon

11.12

Më Shumë...

NDESHJET E RADHËS

KATEGORIA SUPERIORE

ITALI – SERIE A

SPANJË – LA LIGA

ANGLI – PREMIER LEAGUE

GJERMANI – BUNDESLIGA


© 2023 News Sport - Dev by Aplikacione.com.

Kontakt

Email : [email protected]

Mobile : +355 69 92 22201 

Na Ndiqni

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL

© 2023 News Sport - Dev by Aplikacione.com.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In