Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Kombinimi i ÇMENDUR, Egnatia mund të “shkundë” themelet e Superiores

Shkruar nga NEWSPORT
Kombinimi i ÇMENDUR, Egnatia mund të “shkundë”

Mundësitë janë të shumta por për t’u bërë realitet është një fantazi e shfrenuar. Gjithsesi përderisa shanset janë prezente, ia vlen të përmendet sepse mund të jetë një situatë që i vë “zjarrin” kampionatit. Në fundjavë do të luhet java e 25-të e Superiores dhe një kombinim i çmendur në rezultatet e tre ndeshjeve mund të shkund garën për titull.

Tre ndeshjet në fjalë janë, Erzeni – Egnatia, Vllaznia – Partizani dhe Tirana – Laçi. Një fitore e mundshme e Egnatias të premten do t’i çonte ata në kuotën e 40 pikëve, aq sa Partizani e Tirana. Mirëpo, një humbje e dy kryesueve do i vinte “flakën” garës për titull me 4 ekipe që i ndan vetëm 1 pikë. Nëse ky kombinim ndodh, ja si do të ishte renditja pas javës së 25-të:

  • Partizani; 40 pikë
  • Tirana; 40 pikë
  • Egnatia; 40 pikë
  • Vllaznia; 39 pikë

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga