Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Kombëtarja thyhet në Spanjë, Katari mposht kuqezinjtë

Shkruar nga NEWSPORT

Katar 1-0 Shqipëri (Ali 36')

Shqipëria nuk ia ka dalë të marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen miqësore ndaj Katarit. Sfida e cila u zhvillua me dyer të mbyllura në Marbella të Spanjës, u mbyll me shifrat 0-1 në favor të Katarit. Goli i vetëm i takimit u realizuar nga pika e bardhë e penalltisë.

Edy Reja kishte të ftuar në këtë ndeshje shumë lojtarë nga kampionati shqiptar, ku nga jasht vinin vetëm Kristal Abazaj që aktivizohet me Istanbulspor dhe Arlis Shala i cili aktivizohet me Drenicën në Kosovë. Pas Arabisë Saudite, testi miqësor me Katarin u zhvillua me dyer të mbyllura dhe pa transmetim live.

Formacionet Zyrtare:

Komenti minutë pas minute:

90'+3' Mbyllet sfida.

89' Karton i verdhë dhe për Bitrin.

81' Ka minuta dhe për Xhixhën, Abazaj i lë vendin. Shifrat mbeten akoma të pandryshuara.

60' Turkaj ndëshkohet me karton të verdhë.

54' Skuka dhe Ismajlgeci futen ne vendin e Cares dhe Hakajt

46' Nis pjesa e dyte. Sherri, Bitri dhe Herald Marku marrin vendin e Dajsinanit, Jankut dhe Kallakut

45+2' Mbyllet pjesa e pare. Dominim pak me i larte i Katarit qe i eshte afruar disa here zones se Djasinanit me 5 korne te njepasnjeshme. Shqiperia pati nje rast te mire me Rrapajn por goditj ae vlonjatit perfundoi ngjitur me shtyllen. Ne minuten e 36', Stivi Janku do te shkaktonte nje penallti e cila do te perkthehej ne gol nga sulmuesi Ali.

36' Katari kalon ne avantazh me penallti, Almoez Ali dergon topin ne cepin e djathte, Dajsinani nuk gjen krahun

35' Karton i verdhe per Stivi Jankun i cili shkakton penallti

33' Nderhyrje ndaj Hadroj, anesori demtohet por ringrihet perseri

32' Minuta te mira per Katarin, korne te njepasnjeshme ne zonen e kuqezinjve. Portieri Djasinani largon nje top te goditur me koke

28' Goditja e pare ne porte shkon per Katarin, portieri Dajsinani gjendet ne gadishmeri

22' Arinaldo Rrapaj humbet nje rast te mire per shenim, goditj ae tij perfundon prane shtylles

[video width="728" height="400" mp4="https://newsport.al/wp-content/uploads/2022/11/314727978_6036476443037502_2555774352847569809_n.mp4"][/video]

1' Nis ndeshja ne Spanje

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga