Kombëtarja shqiptare koleksionoi 3 pikë mjaft të rëndësishme ndaj Moldavisë, teksa triumfuan 2-0 me gola të Jasir Asanit dhe Nedim Bajramit. Këto janë edhe pikët e para në grup për ndeshjet e Euro 2024.
Sylvinho nuk ka kohë për të humbur dhe ditën e sotme kombëtarja do të udhëtojë në transfertë, për të sfiduar Ishujt Faroe më 20 qershor. Kuqezinjtë pritet të mbërrinjë në orën 17:00, teksa në orën 19:00 do të zhvillojnë edhe seancën e parë stërvitore.
Kujtojmë se sfida me Ishujt Faroe do të luhet në “Torsvollur” duke nisur që nga ora 20:45. Kombëtarja jonë pas dy ndeshjeve në grupin I ka grumbulluar 3 pikë dhe momentalisht mban vendin e 3-të me po aq pikë se Polonia e vendit të dytë. Ndërsa udhëheq grupin Republika Çeke me 7 pikë, por me një ndeshje më shumë.
[caption id="attachment_697198" align="alignnone" width="855"] Programi i kombetares[/caption]