Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Kombëtarja prish planet, derbi i kryeqytetit zhvendoset në tetor

Shkruar nga NEWSPORT
Kombëtarja prish planet, derbi i kryeqytetit zhvendoset në tetor

Përballja mes Tiranës dhe Partizanit ështe përballja më e madhe dhe e luftuar e kampionatit shqiptar. Derbi i kryeyqtetit zgjon interesin e shumë sportdashësve dhe një ndeshje e një niveli të tillë sigurisht është e vështirë edhe të organizohet.

Në duelin që ishte parashikuar të luhet më 26 shtator, me Partizanin që ishte pritës për shkak të kapacitetit të stadiumit “Arena e Demave” është vendosur që kjo përballje të spostohet në një datë tjetër.

Momentalisht “Air Albania” ka mbyllur dyert e stadiumit për këto dy ekipet, pasi do të luajë kombëtarja në tetor një nga sfidat më të rëndësishme të kualifikueseve të Euro 2024 ndaj Çekiës dhe në këto kushte më 26 shtator ishte e pamundur që kjo përballje të zhvillohet në kryeqytet.

Ditën e sotme pas mbledhjes së përfaqësuesve të dy klubeve, Policisë dhe FSHF-së është vendosur që derbi të spostohet  më 19 tetor dhe do të zhvillohet në “Air Albania”. Lajmin e bëri të ditur FSHF-ja në një komunikim në faqen zyrtare.

"Organizimi i derbit të kryeqytetit dhe mbarëvajtja sa më e sukseshme e kësaj ndeshjeje të rëndësishme ka mbledhur ditën e sotme drejtuesit më të lartë të dy klubeve, përfaqësuesit e Policisë së Shtetit dhe drejtuesit e Departamentit të Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Partizani si organizator dhe klubi Tirana kanë bërë kërkesë që ndeshja Partizani-Tirana e vlefshme për javën e gjashtë të Abissnet Superiore, e planifikuar për tu luajtur më datë 26 shtator, të spostohet për datë 19 tetor 2023, që ti japë mundësi tifozëve të shumtë të të dy klubeve ta ndjekin ndeshjen në “Air Albania Stadium”", thuhet nga njoftimi i FSHF-së.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga