
Kombëtarja shqiptare e futbollit është nisur këtë mëngjes rreth orës 9:20 drejt Turqisë, me destinacion Stambollin. Ekipi i drejtuar nga Edoardo Reja do të ndeshet me Turqinë në sfidën e vlefshme për kualifikueset e EURO 20. Takimi do te luhet nesër në mbrëmje me fillim në 20:45.
Në këtë takim do të mbetet jashtë Elseid Hysaj, i dëmtuar në fundjavë me klubin e Napolit. Mërgim Mavraj dhe Armando Sadiku janë lënë jashtë për këto dy sfida (Turqi, Moldavi) si pasojë e problemeve të ndryshme. Në këtë grumbullim ka rënë në sy i riu Sehati dhe Seferi. Marash Kumbulla që aktivizohet titullar të Verona në Serinë A, është gjithashtu pjesë e 25 lojtarëve të thirrur.
Tekniku Reja është shprehur se ky është shansi i fundit për të luftuar për kualifikim dhe detyrimisht kërkohët vetëm fitorja. Me këtë synim, numri një i stolit kuqezi pritet të hedhë në lojë një ekip të ekuilibruar që do të shohë edhe përpara. Skema e preferuar mund të jetë 3-5-2 me këtë vëndosje: Strakosha; Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla(Dermaku); Roshi, Bare, Gjasula, Memushaj, Lenjani; Manaj, Cikalleshi.