Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Nis eksodi te kombëtarja kuqezi? Bunjaku i Kosovës sulmon De Biazin

Shkruar nga NEWSPORT
Nis eksodi te kombëtarja kuqezi? Bunjaku i Kosovës sulmon De Biazin

Albert Bunjaku është shprehur kundër bisedave telefonike të trajnerit De Biazi me lojtarët kuqezi. Sipas teknikut të përfaqësueses kosovare italiani i ka vënë në presion futbollistët për zgjedhjen e tyre, ku disa janë ndier keq pas ultimatumit.

"Lojtarët janë kontaktuar nga De Biazi për të marrë një përgjigje nëse do të vazhdojnë të luajnë ose për Shqipërinë ose jo. U është kërkuar që të vendosin menjëherë. Vetë lojtarët, me të cilët edhe kam kontaktuar janë ndier shumë keq. Mendoj që nuk është në favorin e askujt, kjo që ka bërë ai. Nuk është mirë as për futbollin e Shqipërisë, as për atë të Kosovës, pa ardhur një vendim nga FIFA. Nuk e kuptoj se çfarë duhet të vendosin lojtarët kur nuk kanë asnjë zgjedhje për të bërë, pasi ende nuk kemi marrë një përgjigje nëse kanë të drejtës ose jo të ndërrojnë përfaqësuesen", ka deklaruar për "koha ditore" trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku.

Kështu që mes dy kombëtareve, tashmë kanë nisur kontraditat e para. Bonjaku është shprehur i revoltuar për mënyrën se si kërkon De Biazi t'i mbajë në kombëtare lojtarët kuqezinj. Koha në vazhdim do të na tregojë nëse futbollistët që deri sot kanë luajtur për Shqipërinë, do të vazhdojnë të përfaqësojnë ngjyrat kuqezi apo do të largohen.

Tags:

KRYESORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga