
Ndeshja e dytë çerekfinale e Kupës së Amerikës, ajo mes Perusë dhe Kolumbisë, është vendosur nga pika e bardhë e penalltisë, ku fati ka qenë me skuadrën e Bakës dhe Rodriguesit. Kolumbianët ishin të saktë në të katërta penalltitë që ekzekutuan, ndërkohë që Peruja gaboi dy herë. Koha e rregullt përfundoi në barazim pa gola. Mbyllet këtu aventura e Perusë, që arriti të eliminonte Brazilin e madh në grup. Dy ndeshjet e tjera çerekfinale janë Argjentinë-Venezuelë dhe Meksikë-Kili. Gjysmëfinalistja e parë ishte USA.
Poll