
Mjeku i Skënderbeut, Jorgo Pantazi ka postuar një foto të Radasit në llogarinë e tij në facebook, kur qendërmbrojtësi kroat ishte pjesë e kampionëve para katër sezoneve. Normalisht Radas në atë foto ishte katër vite më i ri dhe Pantazi shkruan:" Marko Radas gjithmonë vetëm me Skënderbeun, Respekt".
Por, kjo foto nuk kalon pa u vënë re nga ish lojtari i korçarëve, Erbim Fagu, i cili komenton në foton e Radas. "Hee kok shpulla", shkruan Fagu.
Mjeku i Skënderbeut ia kthen: "Djalë i vickël fare atëherë".
E menjëhershme është dhe përgjigja e Fagut: "Po sa i kishin dal dhëmbët e qumështit".
[gallery columns="1" size="full" ids="47255"]
Poll