Data 26 mars po afron, ndërsa “ethet” e ndeshjes Poloni – Shqipëri po shtohen, jo vetëm te trajnerët, lojtarët, tifozët, por edhe te krerët e federatave. Gazetari sportiv në Poloni Mateusz Ligeza, ka habitur jo pak në prononcimin për “Radio ZET”.
Ndër të tjera, gazetari Ligeza thotë se Federata Polake e Futbollit ka vendosur bonues prej 4.2 milionë dollarësh, nëse përfaqësuesja e tyre eliminon Shqipërinë në fazën “Play-Off”, Kupa e Botës.
Një kuotë kaq e lartë, është tregues i qartë se sa e rëndësishme është pjesëmarrja e Robert Lewandowskit me shokë në kompeticionin më të rëndësishmë në nivel kombëtaresh.
Fituesi i çiftit Poloni – Shqipëri do të përballet me fituesin nga dueli Ukrainë – Suedi. Për Kombëtaren, “ëndrra amerikane” është vetëm dy fitore larg.
