Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Koha e pritjes mbaroi, Federata shqiptare e Volejbollit përcakton ''fatet'' e sezonit 2019-2020

Shkruar nga NEWSPORT
Koha e pritjes mbaroi, Federata shqiptare e Volejbollit përcakton

Rinisja e volejbollit nuk erdhi kështu që veridiktet u dhanë jashtë fushës së lojës. Kishte kohë që pritej një ''OK'' përfundimtar, me thashethemet që herë flisnin në të mirë të rifillimit e herë jo. Federata shqiptare e Volejbollit ka bërë me dije se sezoni 2019-2020 mund të quhet i mbyllur. Ekipet fituese nuk do mund të quhen kampionë, por kanë të drejtën të marrin pjesë në Europë. Kujtojmë që diçka u vendos  edhe për të ardhmen, ku për sezonin 2020-2021 u ra dakord për shkrirjen e Kategorive A1 dhe A2 të femrave në një të vetme.

Njoftimi:

"Në vijim të situatës së pandryshuar për shkak të COVID-19 e duke qenë se deri më sot eshte akoma në fuqi Urdhëri i MSHMS, Nr.326, Datë 15/05/2020, "Për kufizimin e aktiviteteve sportive në sallat e mbyllura", si dhe në respekt të skadencës së vendosur nga Asambleja e 31-të e FSHV-së për datën 23 qershor 2020, Komiteti Ekzekutiv vendosi ta konsiderojë zyrtarisht të perfunduar sezonin sportiv 2019-2020 e duke u bazuar në klasifikimet, shpall fituesit për femra, meshkuj, U-21 e U-20 si më poshtë: 1. Mirdita, fitues tek femra A1; 2. Agritourism Huqi, fitues tek femra A2; 3. Erzeni, fitues tek meshkuj A1; 4. Skenderbeu, fitues tek U-20 (të reja); 5. Farka Volley, fitues tek U-21 (të rinj). Duke iu referuar klasifikimeve në momentin e nderprerjes për kategoritë përkatëse, femra e meshkuj, Komiteti Ekzekutiv vendosi gjithashtu që ekipet fitues, së bashku me ekipet e tjera, si edhe me fituesit e Kupës së Shqiperise do të kenë të drejten të marrin pjesë në Kupat e Evropës, sipas rregullave dhe kuotave të percaktuara nga CEV-i. Ekipet të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në Kupat e Evropës, duhet të shprehin interesin e tyre dhe të dorëzojnë e dokumentacionin e plotë pranë Sekretariatit të FSHV-së brenda dates 15 korrik 2020. Duke shpresuar që kjo situatë pandemie të mos perseritet më kurrë, ju urojmë shëndet e suksese në sezonin e ardhshëm! Sekretariati i FSHV-së", shkruan FSHV në faqen e sajë zyrtare.

Gjatë asamblesë të mbajtur disa ditë më parë u vendos gjithashtu shkrirja në një kategori të vetme e grupeve A1 dhe A2 për femra për edicionin 2020-2021.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga